Një grua nga Teksasi është shpallur fajtore për vrasjen mizore të një gruaje shtatzënë, shkruan Fol Drejt.
Sipas New York Post, prova të forta janë shpalosur gjatë një gjykimi, ndërsa prokurorët e rastit kanë kërkuar dënim me vdekje për të.
Taylor Rene Parker, 29 vjeçe, besohet se e ka vrarë në mënyrë mizore Reagan Micelle Simmons Hancock, 21 vjeçe, duke ia prerë barkun dhe duke ia nxjerr foshnjën e saj të gjallë, në tetor të 2020, në New Boston.
Një juri e qarkut Bowie në Teksasin verilindor diskutoi rreth një orë përpara se ta shpallte Taylor Rene Parker si fajtore.
Provat treguan qartë që për vrasjen mizore, e dyshuara ka improvizuar mjaft mirë, duke i vënë në lajthitje autoritetet.
Prokurorët po e kërkojnë dënimin me vdekje për këtë rast, por gjyqi pritet të rifillojë në tetor, ndërsa do të vendoset nëse do të dënohet me vdekje, ose me burgim të përjetshëm./FolDrejt/