Sipas The Mirror, një 70 vjeçare, pensioniste, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, ndonëse ishte e martuar prej 54 vitesh, transmeton Fol Drejt.
Nëna Chandravati 70 vjeçare nga Rajasthan-i i Indisë, solli në jetë një fëmijë 3.1 kg në fillim të kësaj jave.
E moshuara, bashkë me burrin e saj, pritën fëmijën e tyre të parë pas një faze të suksesshme të fekondimit in vitro (IVF).
Babai Gopichand tha se gruaja e tij ishte e papërmbajtur nga emocionet, kur gjithçka përfundoi me sukses. Ajo, qante – tha ai.
Babai Gopichand u plagos kur ishte ushtar dhe pas kësaj e kishte të vështirë të kishin fëmijë.
Nëna dhe foshnja thuhet se janë mirë, sipas raporteve të mediave lokale. Ata janë ndier të befasuar por edhe të lumtur nga ky akt. /FolDrejt/