Nga një aksident i rrezikshëm i cili ka ndodhur në Janinë të Greqisë, u është rrezikuar jeta dhjetëra punëtorëve, transmeton Fol Drejt.
Sipas mediave ndërkombëtare, autobusi ka dalë nga rruga e është përplasur me barrierat mbrojtëse, pasi shoferit i ra të fikët në timon.
Vetaksidenti rrugor u shkaktua mëngjesin e së shtunës (21 maj) teksa autobusi po transportonte në punë stafin e një fabrike pularie në Janinë të Greqisë.
Për fat të mirë asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital me plagë të lehta./FolDrejt/