Ka humbur jetën një 6 vjeçar, pjesëtar i një familjeje kosovare e cila po udhëtonte nga Turqia, shkruan Fol Drejt.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Fier – Vlorë, sipas mediave nga Tirana.
Andi Mithi, 33 vjeç, po e drejtonte veturën, në momentin kur ai e humbi kontrollin mbi automjet. Si rrjedhojë automjeti është përplasur me trafikndarësen dhe është kthyer përmbys.
Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij, Albana Mithi dhe fëmija tjetër 3 vjeç. Ata janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
“Më datë 30.08.2022, rreth orës 04:45, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja, shtetasi A. M, 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijet, duke drejtuar automjet tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit njëri prej pasagjerëve një fëmijë 6 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesi dhe 2 pasgjerët e tjerë, shtetasja A. M., 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeçe, ndodhen në spital e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve” – ka raportuar policia.
Bëhet e ditur se në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./FolDrejt/