Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dublin, me ç’rast kanë mbetur të vdekur tre anëtarë të një familjeje, shkruan Fol Drejt.
Një 18 vjeçare, bashkë me vëllain dhe motrën e saj, po ashtu 8 vjeçarë, kanë vdekur pas një sulmi nga një 20 vjeçar.
Sipas policisë, i dyshuari kryesor është arrestuar, ndërsa besohet se ai e ka njohur familjen, ndonëse nuk janë ende të qarta motivet e sulmit brutal.
Kjo ngjarje e rëndë sipas The Sun, ka lënë edhe pasoja të tjera, nga sulmi kanë pësuar edhe nëna e fëmijëve bashkë me një tjetër fëmijë 14 vjeçar./FolDrejt/