Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida në Shtetet e bashkuara të Amerikës ku një 41 vjeçar, pasi postoi një foto me fëmijët e tij në rrjetet sociale në fund i ka vrarë ato.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Uberto Zapata, 41 vjeç ka vrarë në fillim fëmijët Valeria 12 vjeç, Matias 9 vjeç dhe më pas edhe veten.
Viktimat janë gjetur ng ish bashkëshortja e 41 vjeçarit me të cilën ai ishte zënë pak orë para ngjarjes në lidhje me vendndodhjen e fëmijëve.
Ndërkaq nëna e 41 vjeçarit pohon se djali i saj vuante nga depresioni por që nuk ka pranuar asnjëherë që të merrte ilaçe. /abcnews.al