Policia sllovene ka ndaluar një shofer kosovar nga Kosova, meqë e voziste autobusin pa një rrotë, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportimeve të mediave, ai u ndalua në autostradën Ljubljanë – Obrezje.
Sipas Siol, 32 vjeçari është dënua me 400 euro.
Thuhet se shoferi nuk ka qenë në gjendje të tregojë se çfarë kishte ndodhur me rrotën që i mungonte autobusit.
Po ashtu, përpos gjobës prej 400 eurosh ndaj shoferit kosovar është inicuar edhe procedura ligjore dhe gjobë prej 2 mijë eurosh.