Vasfije Krasniqi, deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje është rrezikuar nga një plumb qorr, transmeton Fol Drejt.
Për këtë rast ka treguar vetë ajo, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Twitter.
Nëpërmjet këtij postimi, ajo ka bërë thirrje që njerëzit të kenë kujdes sepse nga plumbat qorr mund të vdes dikush ose eventualisht të lëndohen rëndë.
“Njerëz, nuk është kurrë e sigurt të gjuash një plumb qorr. Kjo ishte vetëm 10 inç (25 centimetra) larg nga vendi ku isha ulur mbrëmë në ora 12:21. Mendoni për njerëzit që mund t’i lëndoni jashtëzakonisht shumë, nëse veç nuk i vrisni duke e bërë këtë”, ka shkruar ajo./FolDrejt/
People it is never safe to shoot a stray bullet. This was 10in from where I was sitting last night at 12:21. Think about the people you could extremely hurt if not kill doing this. pic.twitter.com/YFi0rorMdK
— Vasfije Krasniqi (@VasfijeKrasniqi) January 1, 2022