Trevjeçarja Zeynep Ela Parlak, është nxjerr gjallë e shëndosh nga rrënojat, 103 orë pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë jugore, transmeton Fol Drejt.
Ajo u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese në Hatay dhe u dërgua në spital pasi u trajtua në vendngjarje, ka njoftuar AA.
Të paktën 18.342 njerëz humbën jetën dhe 74.242 të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Turqinë jugore të hënën, konfirmoi agjencia e emergjencave AFAD.
Dy tërmete shkatërruese me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë goditën të hënën pjesët jugore të Turqisë me epiqendër në Kahramanmaraş, kurse ekipe të shumta shpëtimi po punojnë ende me përkushtim për të kërkuar dhe shpëtuar njerëzit e bllokuar në rrënojat e ndërtesave.
Atje janë dërguar ekipe edhe nga Kosova, ndër të tjera edhe një nga FSK, ndërsa ndihma materiale të grumbulluara këto ditë, pritet të nisen për në zonat e prekura nga tërmeti./FolDrejt/