Pas Prishtinës, ka nisur në Shkup protesta me moton “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”.
Kjo protestë vjen pas ngjarjes që ndodhi para disa ditësh në Prishtinë, ku një 11-vjeçare u përdhunua nga pesë persona.
Në protestën e organizuar në sheshin “Skënderbeu” kanë marrë pjesë dhjetëra qytetarë, shkruan Klankosova.tv
“Edukoje hasretin”, “Në park shkoj me lujtë, jo me u dhunu!”, “Vajza nuk është pronë e askujt”, “Unë jam femër, ti pa lejen time s’guxon me m’prekë”, “Asnjë femër nuk e lyp”, ishin disa nga pankartat që mbanin protestuesit.