Kontigjenti i kërkim-shpëtimit nga Kosova ka shpëtuar dy persona 162 orë pas tërmetit në Turqi.
Lajmin e ka dhënë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili i është gëzuar këtij lajmi.
Siç ka njoftuar Mehaj, 162 orë pas tërmetit në Turqi, në provincën Hatay, kontigjenti ynë i kërkim-shpëtim ka shpëtuar edhe dy jetë njerëzish, një burrë i moshës 45 vjeç, dhe tjetra vajzë 13 vjeçe.
“Lajm i mrekullueshëm!
U konfirmua se tani kur kanë kaluar më tepër se 162 orë pas tërmetit në Turqi, në provincën Hatay, kontigjenti ynë i kërkim-shpëtim ka shpëtuar edhe dy jetë njerëzish, një burrë i moshës 45 vjeç, dhe tjetra vajzë 13 vjeçe.
Shpresojmë se orëve në vijim pjesëtarët tanë të FSK-së të gjejnë edhe të tjerë të mbijetuar nën rrënojat e krijuara pas këtij tërmeti të tmerrshëm.”, ka shkruar Mehaj./FolDrejt/