Një atentat i kryer me armë kallashnikov ka ndodhur në paraditen e sotme, shkruan Fol Drejt.
Sipas mediave në Shqipëri, shkaku i sulmit, shoferi ka humbur kontrollin dhe vetura e tij ka përfunduar në një kanal ndanë rrugës.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie dhe ambulanca, por ende nuk dihet identiteti i personave që ndodheshin në makinë.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur në autostradën Vlorë-Levan, në afërsi mbikalimit të Panajasë.
Sipas burimeve nga policia, dyshohet se janë qëlluar ndërsa makina “BClass Benzz” ishte në lëvizje.
Menjëherë pas ngjarjes një makinë e djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes, është gjendur në Frakull të Fierit./FolDrejt/