Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolzano, Viale të Triestës. Një emigrant shqiptar raportohet se ka vrarë gruan e tij në shtëpi, e më pas është arratisur, shkruan Fol Drejt.
Gruaja 35-vjeçare me origjinë rumune u vra në shtëpinë e saj. Alarmi ra në orët e vona të pasdites në ditën e diel, pas një raportimi nga fqinjët. Në banesën në Viale Trieste, policia gjeti trupin e viktimës. Për momentin i dyshuari kryesor është bashkëshorti, i cili mund të jetë arratisur drejt Shqipërisë.
Viktima, Alexandra Elena Mocanu , është një 35-vjeçare nga Rumania dhe së fundmi jetonte në kryeqytetin e Tirolit të Jugut ku punonte si banakiere. Bashkëshorti i saj 42-vjeçarit Avni Mecje besohet se është arratisur me veturë duke e rrëmbyer me vete edhe telefonin e bashkëshortes së vrarë.
35-vjeçari banonte në një pallat në afërsi të pishinës publike “Lido”. Është një zonë rezidenciale, midis lumenjve Isarco dhe Talvera, një shëtitje të shkurtër nga qendra historike e Bolzanos. Trupi i gruas u gjet i mbështjellë me një batanije./FolDrejt/