Sigurimi i një aeroporti në Gjermani ngeli i habitur kur pa një aligator të gjallë në monitorin me rreze x të bagazheve.
Një udhëtar amerikan po përpiqej të kontrabandonte aligatorin albin të gjatë një metër jashtë Gjermanisë në një fluturim për në Singapor, përpara se të kapej nga stafi, transmeton Fol Drejt.
Inspektorët e çuditur të bagazheve zbuluan aligatorin e rrallë të bardhë të futur në një valixhe të ngushtë në Aeroportin Ndërkombëtar të Mynihut, Bavari, muajin e kaluar.
Krijesa u gjet e mbështjellë me vetëm një vrimë të vogël që të mund të merrte frymë përmes vrimave të hundës.
Një çështje penale u hap kundër udhëtarit 42-vjeçar për shkelje të ligjeve për mirëqenien e kafshëve dhe aligatori u kap dhe u dërgua në një vendstrehim zvarranikësh në Mynih.
Konsumatorët thuhet se paguajnë deri në 75 mijë euro për aligatorët e bardhë në Azi, raportojnë mediat gjermane./FolDrejt/