Raportet e acaruara ndërmjet Turqisë dhe Greqisë, mund të çojnë në një tjetër luftë të ashpër në cep të Evropës, shkruan Fol Drejt.
Turqit ka kohë që po kërkojnë nga grekët që ta largojnë ushtrinë nga ishujt përballë tokës turke, siç parashikohet në konventën e Lozanës, por grekët e kanë mohuar përherë praninë e ushtrisë aty.
Megjithatë, sot Turqia ka lëshuar dronët drejt ishujve Lesvos dhe Samos, shumë pranë Turqisë duke bërë foto të disa anijeve ushtarake, nga të cilat kanë zbritur një numër të madh mjetesh të blinduara.
Bëhet fjalë për mjete të blinduara që amerikanët ia dhanë grekëve disa muaj më parë, gjë që ka acaruar shumë Turqinë.
Dërgimi i dronëve luftarakë turq në hapësirën ajrore greke është një çështje tjetër që mund të nxisë debate mes dy shteteve pasi bëhet fjalë për “Bayraktarët” e armatosur. Në këtë mënyrë, turqit i treguan grekëve se mund t’i godasin kurdo për aq kohë sa i vunë në shënjestër.
Ditë më parë grekët i vunë në shënjestër avionët turq përmes sistemit të raketave S-300 të vendosura në Kretë.
Të dy shtetet janë anëtare të NATO-s, por mospajtimet mund të çojnë fare lehtë tek një luftë e re në cep të Evropës./FolDrejt/