Sky News citoi presidentin polak lidhur me raketën që ra në Poloni, cili tha se “mbase ajo përdorej nga mbrojtja ajrore ukrainase”, duke zbutur tensionet ndërmjet vendit të tij dhe Rusisë, ndërsa rrjetet sociale dhe mediat e ndryshme po gëlojnë nga komentet dhe reagimet, shkruan Fol Drejt.
Një reagim të ashpër e pati edhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës – Donika Gërvalla Schwarz, e cila i kërkoi Bashkimit Evropian (BE), që të reagonte, “përpara se Putini ta pushtojë kontinentin!”
Përkundër përpjekjes serioze të zonjës Schwarz për të reaguar konform situatës, shumë qytetarë kanë e kanë kritikuar dhe tallur për këtë postim.
“Ne vajtojmë humbjen e jetëve të pafajshme polake që janë vrarë nga raketat ruse. Mendimet tona janë me familjet, Republika e Kosovës qëndron me 🇵oloninë kundër regjimit të Putinit.
🇪🇺 duhet të veprojë me vendosmëri për të ndaluar Putinin përpara se ai dhe përfaqësuesit e tij të sjellin luftë në të gjithë kontinentin” – kashkruar ajo.
We mourn the loss of innocent Polish lives who have been killed by Russian rockets.
Our thoughts are with the families, 🇽🇰 stands with 🇵🇱 against Putin’s regime.
🇪🇺 has to act much more determined to stop Putin before he and his proxies bring war over the whole continent.— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) November 15, 2022
Pikërisht me këtë reagim është tallur edhe Berat Buzhala nga Nacionalja. Ai i ka bërë thirrje pronarit të Twitter-it t’ia bllokojë llogarinë Gërvallës:
“Hej @elonmusk kjo është dikush që imiton ministren e Jashtme të Kosovës. Po i shkakton vendit tonë të ri shumë dëme. Ju duhet të respektoni premtimet tuaja dhe ta bllokoni atë” – ka shkruar ai.
Hey @elonmusk this is someone that is impersonating foreign minister of Kosovo. It is causing our young country a lot of damage. You have to honor your promises and block her. https://t.co/IHoOhMfFT6
— berat buzhala (@buzhala) November 16, 2022
Ndryshe nga qëndrimi i saj, departamenti i shtetit bashkë me zyrtarët e tjerë polakë, konfirmuan faktin që raketat nuk janë hedhur nga Rusia./FolDrejt/