Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një ndërtesë në periferi të Torontos, shkruan Fol Drejt.
Po sipas këtyre mediave, në mesin e viktimave është dhe autori i ngjarjes, i cili vdiq pas shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:20, kur oficerët e policisë iu përgjigjën një thirrjeje për të shtëna me armë zjarri në Vaughan, tha shefi i policisë rajonale të York-ut Jim MacSween.
“Pasi mbërritën oficerët, ata u përballën me një skenë të tmerrshme ku pati shumë viktima,” tha MacSween në një konferencë për shtyp.
Shefi i policisë tha se nuk kishte detaje nëse sulmuesi ishte banor i ndërtesës, ndërsa ende nuk dihen për motivet e krimit./FolDrejt/