Aktori i njohur Bob Saget është gjetur i vdekur në një hotel në Florida, transmeton Fol Drejt.
Saget, i cili u bë më i njohur si Danny Tanner i serialit “Full House”, ka vdekur në moshën 65-vjeçare.
Aktori i humorit u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në Florida, pas një shfaqjeje në Jacksonville. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar familja e tij në një deklaratë për CNN.
“Ne jemi të tronditur nga lajmi se Bobi ynë i dashur ka vdekur sot. Ishte gjithçka për ne dhe duam që ju të dini se sa shumë ai i donte fansat e tij dhe kënaqej duke luajtur live dhe duke bashkuar njerëzit përmes së qeshurës.”, thuhej në deklaratë.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende. Megjithatë autoritetet kanë përjashtuar mundësinë e përdorimit të drogës apo të ndonjë substance tjetër.