Dy persona, të dyshuar për kryerjen e një grabitjeje në zyrat e KEDS-it po kërkohen nga policia.
Kështu ka bërë të ditur vetë policia, përmes një njoftimi, me ç’rast ka publikuar fotografi duke kërkuar kështu edhe ndihmën e qytetarëve në kapjen e të dyshuarve.
“Me date 01.Mars 2021 ,rreth orës 15:03 në Stacionin Policor Prizren është raportuar për rast “ Grabitje’ në zyrat e KEDS-it. Rastit në vendin e ngjarjes në Rr.Zahir Pajaziti “ i janë përgjigjë njësitë policore relevante të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale – hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Dy persona të dyshuar nën kërcënimin e armëve kanë arritur që nga aty të “ vjedhin” një shumë parash prej 117.271.86 Euro. Pas veprës së kryer, të dyshuarit largohen në drejtim të shkollës “ Mati Logoreci.
Lidhur me rastin e ndodhur, nga ana zyrtarëve policorë te Sektori Rajonal i Hetimeve është punuar intesivisht në drejtim të zbulimit të identitetit të këtyre dy personave të dyshuar”.
Mirëpo, siç njofton policia, ende nuk është bërë identifikimi i dy të dyshuarve, andaj policia ka publikuar fotografi, duke kërkuar kështu nga qytetarët që nëse kanë ndonjë informacion, ta raportojnë në stacionin policor të Prizrenit, apo edhe në ndonjë stacion tjetër policor në Kosovë./FolDrejt/