Një referent nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, është sulmuar fizikisht nga një profesor i këtij universiteti, raporton Fol Drejt.
Kështu të paktën flasin dëshmitë të cilat kanë arritur në adresë të redaksisë së Fol Drejt.
V. H, profesor asistent në këtë universitet, ka sulmuar fizikisht referentin A. V, i cili është në prag të pensionimit.
Ky i fundit pretendon që është sulmuar pa ndonjë arsye, ndërsa Fol Drejt ka provuar ta konfirmojë rastin, nëse policia është duke u marr me të, por ende nuk ka marr përgjigje.
Për këtë A.V e ka denoncuar profesorin V.H, në këshillin e etikës. Në letër-denoncimin e dorëzuar në disa adresa, duke e përfshirë edhe Këshillin e Etikës duke u arsyetuar se:
“kjo ka ndodhur si pasojë e rastit të ndodhur me datë 03. 10. 2022, ku personi i lartshënuar më ka sulmuar fizikisht dhe verbalisht në zyrën time.”
Fol Drejt ka siguruar dokomentin e denoncimit i cili u është drejtuar Rektorit Artan Nimani;
Dekanit Ilir Kelmendi; Anëtarëve të Këshillit të Etikës, Sekretariatit etj.
Fol Drejt do të përpiqet të mbledh informata rreth rastit, për t’ju njoftuar me detajet.