Mjafton një xhiro me makinë në Tiranë për të parë se një tjetër pjesë e Bulevardit të Ri në Tiranë është hapur, duke shmangur kështu edhe trafikun e rënduar që krijohej në rrugën Jordan Misja dhe tek Stacioni i Trenit.
Bulevardi i Ri nga ish stacioni i Trenit deri tek kryqëzimi me rrugët “Siri Kodra” dhe “Jordan Misja” është hapur tashmë për makinat. Ky është 500 metërshi i dytë që është përfunduar në këtë aks.
Projekti i Bulevardit të Ri po vijon edhe për pjesën tjetër, dhe do të mbyllet me një shesh ceremonial, i ngjashëm me sheshin “Nënë Tereza”.