Sipas BBC-së, Severodonetsku i cili ndodhet në rajonin lindor të Donbasit është ende nën kontrollin e Ukrainës pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme në qytet.
Guvernatori rajonal ka thënë se Rusia ka ripërqendruar përpjekjet e saj në Donbas dhe shumë besojnë se presidenti Putin mund të pretendojë fitoren e luftës nëse Moska merr kontrollin e rajonit. Nëse Rusia merr Severodonetsk, ajo do të kontrollojë pothuajse të gjithë Luhanskun.
Guvernatori rajonal Serhiy Haidai tha se 25 grupe taktike batalioni janë pozicionuar për të marrë në kontroll qytetin. Katër civilë u vranë si rezultat i bombardimeve të hënën, tha ai.
“Është shumë i vështirë evakuimi i njerëzve”, shtoi ai./FolDrejt/