Një 57 vjeçar italian ka kryer një krim të rëndë në familjen e tij.
Alessandro Maja brutalisht ka mbytur me çekiç, ndërsa ishin në gjumë, gruan Stefania Piveta 56 vjeçe, vajzën Xhulia 16 vjeçe dhe e ka plagosur rënd djalin Nikolo 23 vjeç, transmeton Fol Drejt.
Fqinjët ishin të parët që kishin raportuar në polici, pasi i dëgjuan klithmat e tmerrshme të viktimave.
Ky krim brutal ka ndodhur në banesën e tyre në Samarte, në Vareses në Lombardi./FolDrejt/