Një i mitur është arrestuar nga policia nën dyshimet se ka shtënë me armë.
Rasti ka ndodhur në Vushtrri, në mbrëmjen e 24 nëntorit, transmeton Fol Drejt.
Siç raportohet në njoftimin e policisë, pas informatave për të shtëna me armë zjarri, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i mitur, e nga i njëjti policia ka konfiskuar një pistoletë dhe pesë fishekë.
“Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje ndërmjet disa të rinjve i dyshuari I.K., ka shtënë me armë në ajër, ku në cilësi të provës materiale është konfiskuar edhe një gëzhojë që dyshohet të jetë shkrepur nga arma e konfiskuar nga i dyshuari.
Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është arrestuar edhe një person tjetër, po ashtu i mitur, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ’’Përdorim i armës’’ dhe ’’Armëmbajtje pa leje’’., thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/