Faqja zyrtare e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, duket që është ngarkuar sot pa nevojë. Një gabim teknik duket që u është përvjedhur mirëmbajtësve të saj, meqë brenda pak minutave është plasuar statusi i njëjtë, shkruan Fol Drejt.
Bëhet fjalë për një tekst përkujtimor kushtuar Masakrës së Studimeve.
Nuk dihen arsyet e fshirjes dhe shpërndarjes së statusit të njëjtë, por besohet se kjo ka ardhur si rrjedhojë e një gabimi teknik.
Për më shumë, shihni fotografinë në vijim:
E vërteta është që njëri prej statuseve është fshirë më pas.
Ua kujtojmë se Kryeministri Kurti ndodhet sot në Bruksel ku do të takohet me Presidentit e Serbisë Aleksandër Vuçiq./FolDrejt/