Francesco Lo Manto, 20 vjeçar, është rrëfyer para prokurorisë se si ka rrjedhur ngjarja që çoi deri te vrasja e 56 vjeçarit, shkruajnë mediat italiane, transmeton Fol Drejt.
Akti tragjik ka ndodhur në Torino në lagjen Borgo Vittoria, mbrëmjen e djeshme.
Sipas raportimeve, Prokurorja Patrizia Gambardella gjatë marrjes në pyetje të 20 vjeçarit, ka zbuluar rrjedhën e ngjarjes që çoi deri te vrasja.
Lo Manto ia ka shpjeguar asaj se ishte duke pirë duhan në ballkonin e banesës së tij kur Augusto Bernardi 56-vjeçar, që nga sheshi, i kishte kërkuar cigare. I riu kishte dalë jashtë menjëherë dhe si rezultat i mosmarrëveshjes, ishte ngritur tensioni, e ku për rrjedhojë Lo Monto e kishte goditur burrin në fjalë. Për më shumë ai ia kishte rrëmbyer edhe çantën. Po kur Manto e pa policinë, doli përsëri në rrugë dhe iu dorëzua atyre.
Viktima kishte jetuar për një vit në një apartament në studio në via Baracca, disa blloqe më tutje. Fqinjët e përshkruajnë atë si “një person i sjellshëm që përshëndet gjithmonë”. Hera e fundit që e kam parë – thotë njëri prej tyre – ka qenë para disa ditësh. Ishte pesë e mëngjesit, ai po kthehej në shtëpi ndërsa unë po largohesha”. Bernardi së fundmi kishte shitur apartamentin e tij nëpërmjet një agjencie. Ai u sulmua në Piazza Vittoria, ku tregu lokal mbahet çdo ditë (përjashtuar të dielave).
20-vjeçari, sipas asaj që thanë banorët, kishte dalë në rrugë me pantofla, në mes të natës, duke lënë hapur derën e shtëpisë. Para se të hipte në makinën e policisë, ai u kërkoi efektivëve t’i merrnin nga banesa një palë këpucë për të. Vrasja u krye në mesnatën e së dielës./FolDrejt/