Gjatë ditëve të fundit forcat e NATO-s kanë organizuar një mori stërvitjesh ushtarake në zona të ndryshme të Europës duke i pagëzuar me emrin “NeptunStrike”.
Gjithçka ka ndodhur në kuadër të tensioneve në kufirin Ukrainë-Rusi si edhe ambicieve të kësaj të fundit për të kërcënuar kontinentin me ushtri dhe destabilitet.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, faqja e forcave të NATO-s në Letoni, ku bëjnë pjesë edhe ushtarë nga Shqipëria, shkruan se gjatë ditëve të fundit është testuar aftësia e kësaj aleance për t’iu përgjigjur çdo sfide që kërcënon sigurinë.
aqja ka publikuar edhe foto nga aeroplanmbajtësja “USS Harry Truman”, e cila pak ditë më parë kreu manovra pranë ujërave shqiptare bashkë me anijet dhe avionët që e shoqërojnë gjithnjë.