Në përzgjedhjen që ka bërë City & State për të listuar 100 liderët religjiozë më me ndikim në Nju Jork, që prezantojnë diversitetin religjioz, nuk ka munguar as një emër nga shoqëria shqiptare, shkruan Fol Drejt.
Imam Tahir Kukaj, që njëherit reprezenton Departamentin e Studimeve Islame, të Shkollës Islame “Miraj”, ka zënë vend në këtë listë, duke u listuar si 94-ti lider për influencën në aspektin religjioz në Nju Jork.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe vetë imami Kukaj, me anë të një postimi në facebook, ku ka shprehur mirënjohjen dhe falenderimin për ata që e kanë emëruar si pjesë të kësaj liste.
“Jam vërtet i përulur dhe i nderuar që përfaqësoj Qendrën Kulturore Islame Shqiptare, Shkollën Islame Miraj dhe Komunitetin Mysliman në zonën e tre shteteve.
Merita për këtë nder i shkon udhëheqjes së nderuar të AICC-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm dhe miqve dhe të njohurve të mi të panumërt ndërfetar, veçanërisht në Staten Island dhe në të pesë bashkitë”, ka shkruar Kukaj në facebook.
“Falenderoj sinqerisht N.Y.P.D-në për mbështetjen e tyre të vazhdueshme këto katër vite, gjatë rrugëtimit tim si një KAPELAN krenar N.Y.P.D.
Unë zotoj t’i shërbej këtij qyteti të madh të Nju Jorkut dhe komunitetit me të mirën e aftësisë sime dhe pres me padurim Vitin e Ri për më shumë arritje për ta bërë NYC një vend më të mire”, ka shtuar ai tutje.
Ndërkaq, vetë City&State, që ka bërë listimin e 100 liderëve, në pjesën ku flet për imamin Kukaj, ka çmuar lart organizimin që ka bërë Kukaj për të shënuar konvergjencën e Pashkëve e Ramazanit.
“Këtë vit, kur liderët politikë dhe besimtarë në të gjithë qytetin festuan konvergjencën e Pashkës, Ramazanit dhe Pashkëve, Qendra Kulturore Islame Shqiptare e Imam Tahir Kukajt priti veprimtarinë.
Kukaj përfaqëson rregullisht besimin islam në mbledhjet ndërfetare si në lagjen e tij në Staten Island ashtu edhe në të gjithë qytetin e Nju Jorkut. Ai shërben gjithashtu si kapelan për Departamentin e Policisë së qytetit të Nju Jorkut dhe u zgjodh nga kryebashkiaku Eric Adams për t’u ulur në komitetin e klerit të ekipit të tij të tranzicionit.”, thuhet nga City&State./FolDrejt/