Fotografia dramatike e Jack Zhi e një skifteri femër që mbron të vegjlit e saj ka fituar çmimin e sivjetmë Bird Photographer of the Year, shkruan BBC, transmeton Fol Drjet.
Fotografia është bërë në Kaliforni dhe ka mposhtur më shumë se 20,000 kandidatë për të marrë çmimin.
“Për katër vjet, u përpoqa të kap pamjen e rrallë të skifterit femër që sulmonte pelikanë të mëdhenj kafe me shpejtësi dhe shkathtësi të jashtëzakonshme,” tha ai.
“I dua sytë e pelikanit në këtë imazh – i befasuar dhe i frikësuar. Aksioni ishte i shpejtë dhe përfundoi sa hap e mbyll sytë, por unë do ta kujtoj atë moment përgjithmonë.”
Çmimi “Young Bird Photographer of the Year” i shkoi fotografit 17-vjeçar gjerman Anton Trexler për foton e tij atmosferike, një siluetë e një zogu të zi kundrejt ndriçimit të hënës.
Për më shumë, këto janë fotografitë e tjera fituese: