Një infermiere nga Los Anxhelosi po akuzohet për vrasjen e 5 personave, pasi shkaktoi aksident me veturën e saj, duke vozitur 130 km/h në një rrugë ku lejohej vetëm 40, shkruan NYP, transmeton Fol Drejt.
Nicole Linton, 37, fillimisht u mendua se e voziti mercedesin e saj me 90 km/h, por të dhënat e gjykatës të siguruara nga Los Angles Times të dielën thanë se ajo e shtypi pedalin e gasit për të paktën pesë sekonda, duke e arritur shpejtësinë në rrugët La Brea dhe Slauson, për disa kilometra në orë më shpejt.
“Analiza e mëtejshme zbulon se shpejtësia e saj në përplasje ishte në fakt 130 km/h dhe se ajo e shtypi pedalin e gasit për të paktën 5 sekonda, gjë që çoi në përplasje, duke shkuar nga 122 km/h në 130 km/h”, thuhet në dosje, e cila u publikua të premten.
Prokurorët kundërshtuan pretendimet se ajo humbi vetëdijen, ndërsa iu referuan videos së kamerave të vëzhgimit dhe të dhënat nga mercedesi i saj. Dokumentet, sipas tyre, tregojnë se Linton kishte “kontroll të plotë mbi timonin, duke ruajtur animin për të orientuar veturën e saj të udhëtonte drejt kryqëzimit të mbushur me njerëz”.
Linton po përballet me gjashtë akuza për vrasje, pesë nga ato për vrasje me automjet.
Ndër viktimat ishin edhe një familje: një nënë shtatzënë, bashkë me djalin e saj 11 muajsh dhe të dashurin e saj. Shtatzëna Asherey Ryan bashkë me burrin Reynold Lester dhe djalin e tyre 11 muajsh Allonzo, po shkonin për një kontroll rutinë para lindjes.
Avokatët e Linton-it muajin e kaluar depozituan raporte mjekësore që flisnin për çrregullimin bipolar dhe probleme të tjera që flisnin për “mungesë të dukshme të vetëdijes” në kohën e përplasjes./FolDrejt/