Shaqir Totaj, kryetar i Prizrenit, sot ka filluar me emërimet në pozita politike në kabinetin e tij.
Është bërë e ditur se Totaj tashmë ka emëruar zëvendësin e tij. Kështu, nënkryetar i Komunës së Prizrenit do të jetë ish ministri i Kulturës Kujtim Gashi.
Gashi, përndryshem, është nënkryetar i degës së PDK-së në Prizren, anëtar i Kryesisë Qendrore dhe ka qenë Shef i Shtabit zgjedhor në zgjedhjet e fundit lokale./FolDrejt/