Katër adoleshentë në Buffalo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), vdiqën në një aksident automobilistik që autoritetet besojnë se mund të jetë i lidhur me një sfidë të re shqetësuese TikTok, shkruan Fol Drejt.
Sipas New York Post, viktimat dhe një adoleshent i mbijetuar ishin hipur në një Kia të vjedhur e cila u drejtua nga shoku i tyre 16-vjeçar. Vetura, sipas NYP, u përplas aq fort sa që të pesë pasagjerët u hodhën nga dritaret jashtë.
Katër nga pasagjerët, të moshave nga 14 deri në 17 vjeç, u mbytën, tha policia. I vetëm i mbijetuar, ndërkaq, u shtrua në terapi intensive.
Adoleshentët mund ta kenë përvetësuar idenë për t’i vjedhur veturat nga një sfidë e TikTok-ut. Sfida në fjalë inkurajon njerëzit të hyjnë në Kia dhe Hyundai me karikues telefoni, u tha gazetarëve të hënën komisioneri i policisë së Buffalo Joseph Gramaglia.
E ashtuquajtura “Sfida Kia”, u tregon shikuesve të TikTok se si t’i lidhin dy vetura me një kabllo USB dhe një kaçavidë, duke i shtyrë të merren me aktivitete të kundërligjshme./FolDrejt/