Familjarët dhe miqtë e Naser Azemit, kanë protestuar para organeve të drejtësisë, duke kërkuar gjykim më të drejtë për rastin e tij.
Ai ishte i përfshirë në një aksident trafiku, më 30 prill të vitit 2009-të, me ç’rast pat humbur jetën një nëntëvjeçare, transmeton Fol Drejt.
Të përfshirë në aksident ishin Valton Gurgule, punëtor në UNDP, i cili ishte duke vozitur makinën e tij zyrtare “Kia”, dhe Naser Azemi, i cili ishte me kamionin e tij “Iveco”.
Pas 11 vjetësh dhe tri ekspertizave, nga dy të pandehurit, Gurgule dhe Azemi, fajtor doli ky i fundit.
Edhe pse ekspertiza e parë doli në favor të Naser Azemit, mendimi plotësues i saj dhe superekspertiza nuk ishin.
Familjarët kanë kërkuar rishqyrtim të rastit, duke konsideruar se atij i është bërë e padrejtë.