Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, bëri publik projektin i cili pritet të jetë pjesë e ndryshimeve të cilat po bëhen në kryeqytet nga komuna.
Ai për këtë njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Edhe një propozim fantastik nga konsulentët që po na ndihmojnë në transformimin e Prishtinës! Ky është projekti për Bulevardin ‘Bill Clinton’ … faleminderit SuperWien”, u shpreh Zogaj.
Se si pritet të duket kjo pjesë e Prishtinës ua sjellim më poshtë./FolDrejt/