Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka publikuar pamje nga ky organizim, duke thënë se janë bashkuar si në kohërat e vështira, sot dhe gjithmonë bashkë me vëllezërit dhe motrat nga mërgata.
“Të bashkuar kështu si në kohërat e vështira, edhe sot dhe gjithmonë, me vëllezërit dhe motrat bashkatdhetarë, në Sofrën e Drenicës, aktivitet që i kushtohet mërgatës, duke e ruajtur dhe pasuar këtë trashëgimi dhe kulturë, me anë të se cilës identifikohemi si shqiptarë që jemi”, ka shkruar Nura në Facebook.
Në këtë organizim nuk munguan fotografitë e komandantit legjendar, Adem Jashari, ushqimet tradicionale dhe muzika folklorike.
Më poshtë gjeni pamje nga ky organizim:
/KlanKosova/