Kryeqyteti, këtu e pasluftës, është shquar për komunikacionin e mbingarkuar.
Në disa segmente të disa rrugëve, edhe sot e kësaj dite krijohen tollovi për shkak të frekuentimit të lartë të pjesëmarrësve të trafikut.
Një e tillë është krijuar para pak minutave te rreth-rrotullimet pranë Qendrës Klinike, Universitare (QKUK), më saktësisht, pranë Intereksit, raporton Fol Drejt.
“Ka qe 20 minuta që ndodhemi në të njëjtin vend” – thotë qytetari që i ka dërguar fotot. Ai, si shumë të tjerë, shpreh shqetësimin se si ky problem nuk është zgjidhur deri më tani, pavarësisht zotimeve të udhëheqësve të ndryshëm, që e kanë fituar besimin e kryeqytetatësve.
Për më shumë, shihni fotot: