Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, ka informuar për dukurinë e shpeshtë të mbushjes së kontejnerëve me eshtra të kafshëve, në një reagim të sajin në Facebook.
Punëtorët janë të shqetësuar me këtë dukuri e cila sipas tyre po bëhet vazhdimisht duke ua vështirësuar punën e përditshme në terren, transmeton Fol Drejt.
“Pamjet e mëposhtme tregojnë për kontejnerët e destinuar për mbeturina që janë mbushur me mbetje shtazore (eshtra) me ç’rast po vjen deri te dëmtimi i mekanizmit të kamionëve tanë”, thuhet midis tjerash në reagimin e kompanisë.
Ata përmes këtij reagimi i luten Inspeksionin e Komunës së Prishtinës që të marrë masa, pasi siç kanë thënë, këto raste sa vijnë e shtohen.
“Së bashku për një ambient më të pastër”./FolDrejt/