Ambasadorët e vendeve të huaja që shërbejnë në Kosovë, kanë vizituar së fundmi Manastirin e Deçanit, shkruan Fol Drejt.
Disa prej tyre, veçmas ata të QUINT-it, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth pronësisë së tokës së këtij manastirin.
Diplomatët u pritën nga igumeni Sava Janjiq, ndërsa për këtë vizitë njoftoi ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter.
Hovenier ndër të tjera shkroi se u ndje i kënaqur që iu bashkua kolegëve nga trupi diplomatik i Kosovës në vizitën në fjalë./FolDrejt/