Kosova është shndërruar në strehë për gazetarët ukrainas. Edhe dy gazetare kanë mbërritur në Kosovë gjatë ditës së sotme, njofton Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), transmeton Fol Drejt.
Bëhet fjalë për gazetaret Maryna Zhyvotkova dhe Viktoriia Kaidash.
Ato mbërritën mesditën e së hënës në Aeroprotin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Deri më tani në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo” janë strehuar katër gazetare nga Ukraina.
“Në kuadër të këtij programi, gazetarët që janë detyruar të ikin nga Ukraina përfitojnë pagë mujore, pagesën e qerasë dhe sigurim shëndetësor”, njofton Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.