Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti, nesër e pret një përballje e vështirë me Aleksandër Vuçiqin në Bruksel, shkruan Fol Drejt.
Ai sot ka fluturuar për në Bruksel, ndërsa në shoqëri me të është parë edhe Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Pika më “e nxehtë” e diskutimeve pritet të jetë statusi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Përpara takimit Kurti është deklaruar se nuk do të pranojë çfarëdo varianti i cili Asociacionit do t’i vishte kompetenca ekzekutive.
Pala tjetër, ndërkaq, ka insistuar qe një kohë të gjatë që kjo pikë e marrëveshjes të jetësohet sa më parë që të jetë e mundur.
Duke i parë qëndrimet diametralisht të kundërta të palëve, vështirë besohet se ato do të dakordohen për sa i përket draft-statusit i cili pritet të iu prezantohet nesër në tavolinë./FolDrejt/