Kryeministri Albin Kurti ishte pjesë e promovimit të librit “Nacionalizmi” të Enis Sulstarovës në Fakultetin Filozofik, shkruan Fol Drejt.
Ai ndërpreu fjalimin e profesorit të shkencave politike, Bekim Baliqit për të thënë disa fjalë për autorin Enis Sulstarova.
Këtë Kurti e konfirmoi përmes faqes së tij në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
“I kërkoj falje Prof. Bekim Baliqit që ia ndërpreva fjalimin sot në Fakultetin Filozofik. Por, edhe unë isha brenda temës: promovimi i librit “Nacionalizmi” i Enis Sulstarovës, të cilin nuk e di se a e kam më shumë mik apo profesor, por sigurisht që të dyja këto. Studentëve e të pranishmëve të tjerë u thashë kushdo që don të merret me politikë, por edhe kushdo që nuk don të merret me politikë, për shkak të historisë apo për hir të ardhmërisë, duhet ta dëgjojë e lexojë profesorin e sociologjisë Enis Sulstarova.
Prof. Bekimi e vazhdoi fjalimin për librin e unë udhëtimin për Klinë e Istog…” /FolDrejt/