Frank Wisner i ka komentuar deklaratat e përsëritura të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në lidhje me raportet e tensionuara me Serbinë. Ai disa herë e ka përsëritur, se me këtë të fundit mund të ketë konfrontim edhe fizik, përkatësisht luftë, shkruan Fol Drejt.
Diplomati amerikan në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se nuk i pëlqen t’i komentoj këto llok deklaratash:
“Nuk jam për tregime luftërash. Kemi mjaft luftëra dhe rrëfime nga Tajvani dhe Ukraina, kështu që kaq për luftërat”.
Për më shumë diplomati Frank Wisner ka kërkuar kujdes nga politikanët, kur bëhet fjalë për këto lloj raportesh:
“Ia dëshiroj secilit që t’i matë fjalët e veta, jo të hedh fjalë rreth luftës. Qëndrimi i Kurtit se ka një situatë të rrezikshme duhet adresuar dhe përgjegjësia bie mbi Beogradin, Prishtinën dhe BE-në që e ka përkrahjen e ShBA-së”, ka thënë Wisner./FolDrejt/