Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka mbështetur moralisht ekipin shqiptar Bad News Eagles, në turneun më të madh të CS:GO, në PGL Major.
Kryeministri nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram i ka uruar sukses ekipit nga Kosova:
“Dhe ja ku jemi sot në garën më të madhe të CS:GO, në PGL Major, duke bërë tifo për ekipin tonë të zemrës, Bad News Eagles. Kualifikimin e dëshiruar e arritëm, tani përpara për fitore. Go Eagles”, ka shkruar kryeministri.
Vetëm kualifikimi në këtë garë, është cilësuar si sukses i jashtëzakonshëm./FolDrejt/