Një delegacion nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, i prirë nga Kryeparlamentari Glauk Konjufca, është duke qëndruar për një vizitë në Greqi.
Gjatë ditës së sotme ata do marrin pjesë në punimet e Sesionit të nëntë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP e SEECP/PBEJL-së), i cili po mbahet më 1-2 qershor 2022 në Parlamentin e Greqisë, në Athinë, shkruan Fol Drejt.
Me këtë rast, Kryetari i Kuvendit të Greqisë, Constantine Tassoulas, i ka dhuruar një libër Glauk Konjufcës, duke veçuar Kosovën dhe delegacionin e saj.