Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar sot gjatë ditës ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
I pari i Prishtinës ka thënë se me ambasadorin gjerman ka biseduar për mundësitë për të krijuar më shumë hapësira kulturore.
“Me theks të veçantë diskutuam për krijimin e hapësirave kulturore në kryeqytet, si dhe për rolin e Ambasadës Gjermane në organizimin e festivalit të Manifestës, i cili do ta fuqizojë turizmin kulturor në vend. Ambasadori më shprehu mbështetjen e tij në projekte, të cilat kanë për qëllim sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Rama në Facebook.