Deputetët e Listës Serbe i kanë dorëzuar mandatet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa veprimet e tyre patën një efekt zinxhiror, duke i shtyrë plot zyrtarë të tjerë t’i braktisin institucionet e Kosovës, shkruan Fol Drejt.
Megjithatë, deputetët e dorëhequr, praktikisht, mund të zëvendësohen nga kandidatët për deputetë të të njëjtës parti.
Në listën e pritjes, sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), janë edhe 10 të tjerë.
Për më shumë, shihni listën: