Labinot Rexha, ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social Facebook se pas 25 vitesh e ka gjetur kriminelin i cili ia mori babain nga duart atij dhe familjarëve të tjerë dhe si pasojë e rrahjes së tmerrshme, babai i tij kishte vdekur.
Rexha ka komentuar në profilin e Trajko Roganovicit, ku ndër të tjera, serbi e ka kërcenuar Rexhën me fjalët “Dëgjo Labinot, do të pendohesh për të gjitha lehjet”.
Ky është postimi i plotë i Rexhajt në Facebook:
𝐏𝐀𝐒 𝟐𝟓 𝐕𝐈𝐓𝐄𝐒𝐇 𝐊𝐄̈𝐑𝐊𝐈𝐌 𝐄 𝐆𝐉𝐄𝐓𝐀 𝐊𝐑𝐈𝐌𝐈𝐍𝐄𝐋𝐈𝐍 𝐒𝐄𝐑𝐁 𝐈 𝐂𝐈𝐋𝐈 𝐍𝐆𝐀 𝐃𝐔𝐀𝐑𝐓 𝐄 𝐌𝐈𝐉𝐀, 𝐓𝐄̈ 𝐍𝐄̈𝐍𝐄̈𝐒 𝐓𝐈𝐌𝐄 𝐃𝐇𝐄 𝐓𝐄̈ 𝐆𝐉𝐘𝐒𝐇𝐈𝐓 𝐓𝐈𝐌 𝐄 𝐌𝐎𝐑𝐈 𝐁𝐀𝐁𝐀𝐈𝐍 𝐓𝐈𝐌.
Ishte muaji Korik i vitit 1998, kohë lufte në vendlindjen time Rahovecin, në hyrje të qytetit të Rahovecit isha së bashku me Nënën, Babain tim, Gjyshin tim dhe familjarë tjerë.
Një post bllok i krijuar nga policia dhe ushtria qetnike Serbe na ndaloi të gjithëve, unë isha pranë babait tim e kisha shtrënguar dorën e tij kur në atë moment e morrën babain tim nga duart tona.
Ky njeri me emrin 𝐓𝐑𝐀𝐉𝐊𝐎 𝐑𝐎𝐆𝐀𝐍𝐎𝐕𝐈𝐂 i cili edhe operonte në Rahovec si polic së bashku me 𝐌𝐀𝐑𝐊𝐎 𝐅𝐈𝐋𝐈𝐏𝐎𝐕𝐈𝐂 (𝐌𝐔𝐒𝐓𝐀𝐐𝐈) në atë kohë ishin iniciatorët e gjithë asaj skene të tmerrshme të cilën e pash me sy të një fëmiu adoleshent.
Babain tim e burgosën dhe më pas e keqtrajtuan, e rrahën dhe e torturuan në mënyrën më mizore, ku pas luftës për shkak të gjithë kësaj babai im u sëmurë dhe nuk mundi ti mbijetojë sëmundjes e cila ju krijoji nga kjo ngjarje dhe vdiq.
Të nderuar gazetar, media, portale dhe të gjithë ju që jeni të gatshëm të më përkrahni, unë jam i gatshëm që të dëshmoj para cilës do gjykate në Kosovë dhe jashtë saj dhe se kam prova të cilat dëshmojnë se ky njeri ka kryer krime lufte në Kosovë jo vetëm mbi babain tim por dhe shumë njerëz tjerë.
Derisa luftëtarët tanë po gjykohen në Hagë, me pretendime të shpifura ky njeri vazhdon të jetë i lirë, unë jam i gatshëm të dëshmojë edhe para tribunalit të Hagës për këtë kriminel dhe se ky njeri duhet të gjykohet për krime lufte dhe jo luftëtarët e UÇK-së.
Pres nga të gjitha mediat, portalet, dhe gazetarët që ta publikojnë këtë shkrim dhe ti tregojmë botës se kush janë kriminelët dhe se kush është viktima.
𝐀𝐒𝐍𝐉𝐄̈𝐇𝐄𝐑𝐄̈ 𝐃𝐄𝐑𝐈 𝐍𝐄̈ 𝐅𝐑𝐘𝐌𝐄̈𝐍 𝐓𝐈𝐌𝐄 𝐓𝐄̈ 𝐅𝐔𝐍𝐃𝐈𝐓 𝐍𝐔𝐊 𝐃𝐎 𝐓𝐄̈ 𝐍𝐃𝐀𝐋𝐎𝐉 𝐃𝐔𝐊𝐄 𝐄 𝐊𝐄̈𝐑𝐊𝐔𝐀𝐑 𝐃𝐑𝐄𝐉𝐓𝐄̈𝐒𝐈𝐍𝐄̈.
Ndërsa, ky është postimi i serbit Trajko Roganovic në të cilin kanë reaguar shumë shqiptarë nga Kosova:
Ndërsa, në këtë koment, serbi Trajko Roganovic e kërcenon Labinot Rexhën duke i thënë se do të pendohesh për të gjitha lehjet:
/FolDrejt/