Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është larguar lisi që u rrëzua sot në rrugën “Luan Haradinaj” si pasojë e stuhisë dhe reshjeve të shiut, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton Rama, edhe zona është pastruar.
“Të dashur qytetarë,
Ju informojmë se jemi të angazhuar maksimalisht me të gjitha ekipet tona në terren për të sanuar dëmet e shkaktuara nga stuhia e shiut.
Reagimi i ekipeve tona në terren bashkë me zjarrfikësit ka qenë i menjëhershëm, kemi larguar lisin e rrëzuar nga rruga “Luan Haradinaj” dhe e kemi pastruar zonën.
Faleminderojmë punëtorët nga @Hortikultura për reagimin e shpejt!”, është shprehur i pari i Prishtinës./FolDrejt/