Dy fermerë gjermanë kanë kërkuar ndihmën e policisë për t’i vënë nën kontroll lopët e tyre të tërbuara.
Sipas Bild, ato madje i kanë sulmuar policët, ndërsa ata i kanë vrarë dy prej tyre, transmeton Fol Drejt.
Lopët ishin duke u transportuar në një fermë në Mulhdorf dhe sipas dëshmitarëve, 6 prej tyre u tërbuan sapo zbritën nga kamioni.
Aktualisht linja hekurudhore Mühldorf – Landshut është e mbyllur për shkak të kësaj ngjarjeje.
“Në kërkim të tyre janë përdorur edhe dronët” shkruan Bild ndërsa shton se “policia e Mühldorf ka nisur ndjekjen e kafshëve me disa makina patrullimi në mbështetjen e policisë federale.”/FolDrejt/