Një fotograf i botës së egër thotë se beson se ka fotografuar një pinguin të verdhë të paparë ndonjëherë, në brigjet Antarktike të oqeanit Atlantik.
pecia e rrallë dallohej qartë nga shokët e tij bardhë e zi, tregon fotografi Yves Adams. 43 vjecari drejtonte një ekspeditë dy-mujore në Antarktike dhe në jugun e oqeanit Atlantik në dhjetor, kur ndaloi në ishujt e largët Georgia e Jugut, u ndesh me pinguinin e veçantë mes rreth 120,000 pinguinëve të kolonisë së Salisbury Plain.
Pinguini i verdhë raportohet se është me gjendjen ‘leucistike’ , gjendje që shkaton humbje të pjesshme të pigmentimit te kafshët. Yves, nga Ghent, në Belgjikë, e përshkruante eksperiecën si unike.
“Nuk kisha parë kurrë pinguin të verdhë më parë. Kishte rreth 120 000 zogj në atë plazh dhe vetëm një ishte i verdhë”.